Katari theu rekordin për flamurin më të madh në botë [Foto]


E martë, 17 Dhjetor 2013

Doha, 17 dhjetor – Katari shpalosi mbrëmë, me rastin e festës kombëtare, flamurin më të madh në botë, me sipërfaqe 101 mijë metra katrorë, u njoftua sot nga Doha. Flamuri i purpurt në të bardhë, të cilin përfaqësuesit e Librit të Ginisit e njohën si më të madhin në botë, u shpalos në Lusaj, një zonë industriale në veri të Dohës.

Flamuri është i rëndë dhjetë tonë dhe sipërfaqja e tij është e barabartë me sipërfaqen e 19 fushave të futbollit. Sipas gazetës El Shark, përlhura për flamurin u transportua me tre avionë.

Pëlhura do të riciklohet dhe do të përdoret për çanta shkollore për 200 mijë nxënës në 60 shtete të varfra, theksoi shtypi lokal.

Etiketa: ,