Kazinotë do mbyllen përfundimisht


E mërkurë, 30 Tetor 2013

Shumë shpejt Ministria e Brendshme do të vendosë bllokimin e të gjitha lojërave të fatit. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se do të shihet mundësia në të ardhmen që të bllokohet totalisht aktiviteti i kazinove dhe i lojërave të tjera të fatit.

Ministri mohoi ndëshkimin kolektiv të strukturave të krimit ekonomik, duke deklaruar se rezultatet e shqyrtimit të dosjeve të punonjësve flasin ndryshe dhe të 21 efektivët kanë rezultuar në shkelje të hapur të detyrës.

“Sa i takon shqetësimit për krimin ekonomik dua të bëj me dije se nuk ka asnjë ndëshkim kolektiv. Ajo që ka ndodhur për mua është në kufi të skandalit. Dijeni për lojërat e fatit ka pasur zoti Nishani sot President, zoti Burgaj dhe zoti Noka. Ne vlerësuam që para se të nisnim aksionin kundër paligjshmërisë së lojërave të fatit duhet të bënim dhe ndryshimet strukturore. Kjo nuk mund të zhvillohej kurrë në ato nivele pa mbështetje. Janë 400 raste të proceduara në polici, 90% janë bërë gjatë aksionit “Fund Marrëzisë”. Do vazhdoj të propozoj që kazinotë të mbyllen tërësisht si biznes në Shqipëri” përfundoi Tahiri. Shekulli

Të fundit