Kek me gjalpë biskotash


E shtunë, 26 Mars 2016

kek-620x620

Përbërësit:
Gjalpë biskotash, vezë, sheqer

Përgatitja: Gjalpin e biskotave e shkrijmë në mikrovalë për 50 sekonda dhe përftojmë një masë të lëngshme. Në një enë bosh hedhim gjysmë filxhani sheqer dhe 5 kokrra vezë, të cilat i përziejmë bashkë me mikser. Pak nga masa e përftuar e bashkojmë me gjalpin e biskotave të shkrirë. Pasi i përziejmë me njëra-tjetrën, ia shtojmë këtë masë pjesës së mbetur nga përzierja e sheqerit me vezët. E vendosim në enë pjekjeje me masa të vogla dhe e pjekim me për 15 minuta me 350 gradë/175 gradë. Pasi e shërbejmë i hedhim përsipër gjalpë të shkrirë biskotash.