Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kërkohet rritje e shkëmbimit ekonomik Kosovë – Mali i Zi

Prizren Post | 16:38 - 27.06.2018

Prishtinë – Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Republikës së Malit të Zi, të kryesuar nga nënkryetari i Odës Ekonomike Ivan Saveljiq dhe në përbërje të të cilit ishin edhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Financave Branislav Todoroviq, udhëheqësit e Doganës dhe Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Me këtë rast, Hamza potencoi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve në të gjitha sferat, dhe me theks të veçantë në atë ekonomike, duke shprehur gatishmërinë që ky nivel i bashkëpunimit të intensifikohet edhe më tutje, dhe ku Ministria e Financave do të jetë e gatshme që të kontribuoj në këtë drejtim.

Nga ana e tyre, delegacioni nga Mali i Zi, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke përfshirë edhe format e tilla të organizimit të bizneseve.

Delegacioni i Malit të Zi është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Mali i Zi, i cili është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i bizneseve malazeze.


Etiketa:
Arivisti Company