Kerry ia kujton Vuçiqit se ka ende punë me Kosovën


E enjte, 17 Shtator 2015

Washington – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur mbrëmë në Washington nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, pas takimit që ka pasur me Zëvendëspresidentin Biden.

Kerry ka thënë se ka pasur një takim të mirë me Vuçiqin por ka theksuar se zyrtari serb e di që ende duhet bërë kur është fjala për marrëveshjet me Kosovën.

Kerry, duke iu drejtuar gazetarëve, para takimit me Vuçiqin, ka thënë fjalë të mira për marrëveshjet në Bruksel.

“Ende ka punë për t’u bërë, siç e di edhe kryeministri, por mendoj se ai dhe të tjerët janë duke e çuar këtë sfidë përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka theksuar ai.

Ndërkohë Vuçiq në fjalën e tij nuk e ka përmendur Kosovën fare, përcjell voa.

Etiketa: , , , ,
Të fundit