Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kështu i komentuan mediat ndërkombëtare marrëveshjet Kosovë-Serbi

Astrit Shehu | 10:25 - 26.08.2015

Marrëveshjet e arritura mbrëmë mes Kosovës e Serbisë kanë përbërë lajm në shumë media të mëdha ndërkombëtare.

Mediat nga Britania, vendet tjera të Evropës, Amerika e më tej, kanë raportuar për marrëveshjet, duke i komentuar ato me shkrime të ndryshme.

“Kosova dhe Serbia me marrëveshje bashkëpunimi”, shkruan The Guardian, duke shtuar se marrëveshja vjen dy ditë para samitit të rëndësishëm të liderëve të Ballkanit perëndimor.

“Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje ‘të rëndësishme’”, shkruan BBC, duke theksuar se serbët në veri do të kenë të drejta më të mëdha, e Kosova kodin e vet telefonik.

“Serbia e Kosova marrin hapa drejt pajtimit”, shkruan WALL STREETJournal, komenton marrëveshjen, duke thënë se të dyja palët janë ndarë të kënaqura, me Kosovën që për herë të parë do të ketë kodin telefonik të vetin.

“Kosova, Serbia nënshkruajnë marrëveshje për energjinë e telekomin pas bisedimeve”, thotë DailyMail.
Përveç këtyre mediave, kanë shkruar edhe media të tjera nga shtete të ndryshme, por që lajmet kanë qenë të ngjashme.


Etiketa:
Arivisti Company