E mërkurë, 27 Korrik 2022
PRIZREN – Mbrëmë u bë ndarja e çmimeve fituese të mbrëmjes së edicionit të 32-të të Festivalit Zambaku i Prizrenit.
Çmimet fituese të mbrëmjes së 32 të Zambakut janë:
Çmimi i parë: “Medusa” Rovena Dilo, muzika nga Hitman & Rolla, vargjet Rovena Dilo.
Çmimi i dytë: “Vendi nën diell” Donika Rushiti, muzika Seb Delhysa, orkestrimi Armend Shala, vargjet Mark Gojani.
Çmimi i tretë i është ndarë dy këngëve: “Saril Bana” Tolga Kazaz, muzika Tolga Kazaz, orkestrimi Armend Shala, vargjet Hakan Denke dhe “Më nuk je” Besmir Shishko, muzika dhe orkestrimi Artan Elshani, vargjet Besmir Shishko.
Çmimi i publikut: “Më nuk je” Besmir Shishko, muzika dhe orkestrimi Artan Elshani, vargjet Besmir Shishko.
Pena e Artë: “Buzëqeshja jote” Pjeter Doda, teksti Albion Muhaxheri, muzika Nexhat Macula, orkestrimi Edon Ramadani, studio – aranzhmani Riza Dolaku.
Etiketa: Festival, Prizren, Zambaku i Prizrenit