KFOR-i posedon mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri


E mërkurë, 21 Dhjetor 2022

MITROVICË – KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.

Kështu thuhet në njoftimin për media të 21 dhjetorit, të këtij misioni.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejmë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e Bashkimit Europian.

KFOR-i thotë se ka shtuar praninë në pikëkalimin kufitar n Jarinjë.

“Ky shtim ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.

Më 18 dhjetor, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës, njofton REL.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Etiketa: , , , ,
Të fundit