KFOR-i sqaron tabelat në Karaçevë

Karaçevë – Zyrtarët e KFOR-it kanë sqaruar se me vendosjen e tabelave ditë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës vetëm e kanë paralajmëruar personelin e tyre dhe të UNMIK-ut për distancën e vijës administrative dhe kufitare, në mënyrë që t’i shmangen shkeljes së marrëveshjes me forcat e armatosura serbe dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me banorët e zonës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Zëri.info” të premten e kaluar duke u bazuar në deklaratat e banorëve lokalë ka raportuar se të njëjtën ditë në fshatin Karaçevë, përkatësisht te vendi i quajtur “Uji i Çeshmes”, KFOR-i ka vendosur tabelat për shënjimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, veprim ky që ka shqetësuar ata pasi me tabelën e vendosur tokat e tyre kanë mbetur në anën e Serbisë e jo në Kosovë, siç kanë qenë gjithherë. “Ky veprim i KFOR-it ka shqetësuar banorët”, kishte deklaruar të premten për “Zërin” Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë.

“Vija administrative kufitare dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe në aktivitetet e qytetarëve në Kosovë. Vija administrative kufitare nuk është një vijë kufitare, por është një linjë referimi për të përcaktuar se ku KFOR-i, UNMIK-u dhe forcat e armatosura serbe mund t’i kryejnë misionet e tyre”, kanë thënë për “Zërin” zyrtarët e zyrës për informim të KFOR-it..

Etiketa: ,

Leave a Reply