Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

KFOR: Ne do të vazhdojmë mandatin, do të krijojmë mjedis të sigurt

Prizren Post | 09:25 - 12.12.2018

PRISHTINË – Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij dhe të krijojë një mjedis të sigurt dhe paqe.

Ai tha se janë të angazhuar për një të ardhme të mirë.

“Ne nuk jemi vetëm, ne jemi duke punuar së bashku me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe shumë të tjerë. Institucionet e Kosovës, të gjitha vendet përreth duhet të sigurojnë përparim dhe stabilitet. Ne jemi të bashkuar, të angazhuar dhe të fokusuar në krijimin e kushteve për progres në të ardhmen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ne do të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë për të krijuar një mjedis të sigurt dhe paqe. Kudo në Kosovë, do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision shumë të rëndësishëm”, tha komandanti i KFOR-it në Kosovë.

Lorenzo d’Adario i tha këto deklarata në bazën italiane “Vilado Italia”, ku u bë ndërrimi i komandës së KFOR-it në Grupin Shumëkombësh të Betejës së Perëndimit në Pejë, me ç’rast Regjimenti i Alpeve u zëvendësua me ushtarët e Regjimentit të Artilerisë “Pasubio” nga Napoli.

Gianfranco di Marko mori komandën e KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës nga ish-komandanti Ruger Kukini.


Etiketa:
Arivisti Company