Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kim Jong i gatshëm të hedhë bombën bërthamore në ishullin e SHBA-ve

Prizren Post | 11:47 - 09.08.2017

Por 24 orët e fundit është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit vendi militar aziatik disponon vërtet koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkontinentale. Nëse është plotësisht e vërtetë, kjo e bën Korenë e Veriut një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike, efektive. Lajmi i referohet agjencisë së specializuar për armët nekluare, DIA, në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”.

Zhvillimet në vendin e drejtuar nga diktatori Kim Jong, përcaktojnë edhe përparësitë globale të administratës Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor. Presidenti i SHBA ka kërcënuar Korenë e Veriut se duhet të heqë dorë nga kërcënimet ndaj SHBA, pasi do të përballet me “zjarr dhe tërbim që bota nuk i ka parë ndonjëherë”. Trump ka avancuar në ekstrem me deklaratat ndaj diktatorit korean-verior i cili sipas tij i ka tejkaluar deklaratat e thjeshta dhe po kristalizohet përball SHBA-ve, si një personazh që duhet eliminuar.


Etiketa:
Arivisti Company