Kina e paralajmëron Amerikën kundër luftës tregtare


E enjte, 17 Gusht 2017

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, ka bërë thirrje për dialog për t’i ruajtur marrëdhëniet paqësore kur u pyet rreth komenteve të shefit të strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.

Në një intervistë për The American Prospect, Bannon tha se Amerika është në luftë tregtare me Kinën. Ai rekomandoi të kryhet një hetim tregtar ndaj politika teknologjike të Pekinit.

Por, Hua ka thënë se nuk ka fitues në luftë të tregtisë. Qeveria kineze i ka kritikuar komentet si shkelje të frymës së rregullave të tregtisë globale. Po ashtu, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat nëse kompanitë kineze dëmtohen. 

Etiketa: , ,