Kina pezullon tarifat e planifikuara për 15 dhjetor


E diel, 15 Dhjetor 2019

PEKIN – Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin menduar të zbatoheshin në 15 dhjetor, tha të dielën Komisioni tarifor doganor i Këshillit Shtetëror, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për një marrëveshje tregtare të premten.

Ministria e Financave të Kinës bën të ditur se tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, transmeton Klan Kosova.

“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Tarifat e reja amerikane për importet kineze, do të hynin në fuqi të dielën. Por, kjo masë është anuluar tani për tani, shkruan Reuters.

Etiketa: , ,
Të fundit