Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kjo do të jetë njësia që Trump dhe Putin do ta formojnë së bashku

Prizren Post | 15:44 - 09.07.2017

Në postimin e tij të parë në Twitter pas takimit me Putinin të shtunën, Trump ka shkruar se tani ka ardhur koha për të punuar në mënyrë konstruktive me Moskën, duke treguar për marrëveshjen e armëpushimit në jugperëndim të Sirisë, i cili u fut në fuqi sot.

“Me Putinin diskutova rreth formimit të një njësie të pakalueshme të Sigurisë Kibernetike në mënyrë që hakerimi i zgjedhjeve dhe shumë gjera tjera negative, do të ruhen dhe sigurohen,” ka shkruar Trump pas bisedave që kishte me Putinin në samitin e G20 në Hamburg, Gjermani.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë atij takimi të gjatë me Putinin, ka ngritur pyetje rreth përzierjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“I kam bërë presion të fortë dy herë Putinit për përzierjen ruse në zgjedhjet tona. Ai në mënyrë kategorike e ka mohuar atë. Tashmë e kam dhënë mendimin tim…” ka shkruar ai, transmeton Express.


Etiketa:
Arivisti Company