Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kjo është data e anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Prizren Post | 16:32 - 04.03.2016

Prishtinë – Pritjes po i vije fundi, dhe Kosova do të pranohet edhe zyrtarisht në UEFA brenda këtij viti.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar 3 majin për mbledhjen e radhës.

Kjo datë do të futet në histori të futbollit kosovar, pasi po atë ditë pritet pranimi me të drejta të plota i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ka qenë e përditshmja angleze ‘Daily Mail’, që ka konfirmuar se këtë ditë pritet pranimi i Kosovës në UEFA.

Në rast pranimit në UEFA, Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.


Etiketa:
Arivisti Company