Kjo është forma se si mund të marrni leje qarkullimi brenda Prizrenit


E premte, 17 Prill 2020

PRIZREN – Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se si mund të aplikohet për të marrë leje qarkullimi.

Më poshtë mund të gjeni linkun e formularit për aplikim online për leje qarkullimi brenda Komunës së Prizrenit, për personat fizikë dhe për fermerë.

https://forms.gle/EReyjcquAFbHbEGL6

Për të përfunduar aplikimin, duhet të plotësohen të gjitha informacionet e kërkuara brenda këtij formulari. Pas shqyrtimit të kërkesës nga Shtabi Emergjent Lokal i Komunës së Prizrenit, palët njoftohen në rast të aprovimit nga Komuna.

Kërkesa nga ky formular vlen vetëm për qarkullim brenda territorit të Komunës së Prizrenit, ndërsa për lëvizjet jashtë Prizrenit dhe për të hyrë në Komunën e Prizrenit, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit përmes email-it: shtabiemergjent.kpz@gmail.com. Kërkesa më pas përcillet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Etiketa: , , , ,