Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kjo është gjendja e xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Prizren Post | 17:18 - 04.09.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë kishte nisur më 2011. Implementimi i planit për restaurim kushtonte 562 mijë euro.

Komuna e Prishtinës ka dhuruar 80 mijë euro për projektin. Mbi gjysmë milioni euro dhe katër vjet nuk kanë mjaftuar për restaurimin e saj.

Punimet kanë mbetur pezull sherri i një keqkuptimi midis Komunës së Prishtinës dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Kjo është gjendja e xhamisë së Çarshisë sot.
Pse BIK-u nuk reagon?
Sot kjo xhami përdoret si parking i lagjes, por më e keqja përdoret edhe si deponi mbeturinash.

Po ashtu ka gjurmë të shiringave që përdoren për drogë intravenoze. Rrethoja është prishur dhe oborri përdoret si shteg kalimi.

Këto janë disa foto të shkrepura sot, dërguar nga Benjamin Krasniqi./Prizren Post/


Etiketa:
Arivisti Company