KJO ËSHTË VIKTIMA E AKSIDENTIT TRAGJIK NË VLASHNJE TË PRIZRENIT


E enjte, 24 Shtator 2026
KJO ËSHTË VIKTIMA E AKSIDENTIT TRAGJIK NË VLASHNJE TË PRIZRENIT

21-vjeçarja humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, pasi u godit nga një automjet në rrugën që çon nga Vlashnja e Prizrenit drejt fshatit Kobaj, raportoi Gazeta e Prizrenit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta e Prizrenit, viktima e aksidentit tragjik është Anita K. Hoxhaj.

Policia konfirmoi se viktima ishte duke ecur anës rrugës. Sipas dëshmitarëve, rasti ndodhi afër shtëpisë së viktimës, por nuk ka ndriqim.

Ajo u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. I dyshuari është arrestuar, ndërsa Policia po heton rrethanat e aksidentit.


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit