Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Klopp: Ndeshje speciale ndaj Unitedit, por ne jemi Liverpooli

Prizren Post | 23:53 - 13.01.2017

Jurgen Klopp ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në udhëtim ndaj Manchester Unitedit.

Trajneri gjerman e ka cilësuar si speciale ndeshjen e së dielës ndaj ‘Djajve të Kuq’, por sipas tij, skuadra e tij janë në dijeni dhe do të luftojnë deri në fund për rezultat pozitiv.

“Ne jemi Liverpooli, duhet ta tregojmë këtë. Ne mund të jemi të ndryshëm nga skuadrat tjera, të luftojmë për rezultatin”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencën për shtyp.

“Ne do të jemi gati për këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi se sa duam unë apo Jose të fitojmë, në fund janë lojtarët ata të cilët duhet të performojnë”, përcjell Telegrafi.


Etiketa:
Arivisti Company