E martë, 22 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur më herët.
“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen në 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar”, tha ai në “Debat Plus”.
Konjufca thotë se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill.
Konjufca shprehet i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.
“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Etiketa: Aktuale, Glauk Konjufca, Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Zgjedhjet