Komedia Ruse e Ballkanit, alarmi i Zaev dhe “Gandizmi” i Bashës!


E enjte, 11 Korrik 2019

Autor: Kreshnik OSMANI

Thonë se humori është gjysma e të vërtetës por faktkeqsisht, në rastin e rënies së Zaev dhe të Haradinaj në kurthin e komedianëve rusë, sipas gjasave të infiltruar të shërbimeve ruse, është e vërteta e plotë. Një lojë e ndyrë dhe e rrezikshme po luhet ne kurriz të Shqipërisë dhe të Kosovës me autore dhe regjisore të cilet nuk janë të huaj për veshin e askujt. Rama-Thaçi -Vuçiç me zgjatimet dhe aleancat e tyre ne Rajon dhe me gjerë. Kjo është arsyeja përse Rama ka mbështetje nga lobingje ndërkombetare të dyshimta të cilat po e furnizojnë pushtetin e tij kriminal me mbështetje të plotë. Kjo e ka shtyrë Ramën të kapë gjithçka në Shqipëri dhe te mos pyesë për askënd, pasi ai mund të ketë “garanci” nga miqtë e tij që asnjë e keqe nuk do t’i vijë nga jashtë. Një tjetër favor i Ramës në këto moment është se gjeopolitika e madhe ka dosje shumë më të rëndësishme në tryezë sesa zhvillimet e Shqipërisë apo të Kosovës. Ndarja e Kosovës kërkon të krijojë preçedentin për llogari të lojes se Rusisë me Abkazine dhe me Ukrainen, lojen e Turqisë me Qipron e kështu me radhë.

Lojëra të mëdha po luhen në kurrizin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve sepse loja globale po ndryshon me shpejtësi, bashkë me ekuilibrat e saj të mëdha dhe të vogla dhe fatkeqsisht kjo epokë e re dhe e rrezikshme na gjen më të përcarë se kurrë. Ndërkohë që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, flet hapur dhe jep alarmin se ndarja e Kosovës është një plan konkret që po realizohet me shpejtësi dhe se kjo mund të shkaktojë luftë në Ballkan, Lulzim Basha ka nisur ditët e fundit të lancojë me anë të njerëzve pranë tij një lloj skeme dhe teorie të re, të quajtur “Gandizëm politik” të opozitës. Janë disa pyetje që lindin menjëherë në këtë rast. Cilat janë pasojat e drejtpërdrejtja dhe indirekte të “gandizmit” të z. Basha?

Gandizmi i Bashës në kushte kur po cënohet në mënyrë flagrante sovraniteti i vendit, integriteti territorial i Kosovës dhe stabiliteti i rajonit i jep Ramës energji, oksigjen dhe kohë për të zbatuar planin e tij dhe të lobingjeve rajonale dhe ndërkombëtare që e investojnë atë.
Dalja e Aldo Bumcit sot në një konferencë për shtyp duke denoncuar në emër të PD-së planin famëkeq për ndarjen e Kosovës, të denoncuar nga telefonata e Zaev me komedianët rusë dhe thirrja e Bujar Nishanit për të radikalizuar aksionin opozitar, bien hapur në kundërshtim me linjën “Gandiste” të Bashës. Si mundet të ndalohet me fjalë një aksion që është duke u zbatuar në terren me dhunë?!
Basha ka monopolizuar aksionin opozitar dhe “Gandizmi” i tij godet “linjën e ashpër” brenda kampit opozitar, duke kërcënuar dhe konsideruar tradhëtarë të gjithë ata që nuk bien dakord me linjën e tij opozitare.
“Gandizmi” i Bashës godet të gjitha përpjekjet e opozitarve që nuk mendojnë si ai për ta ngritur “stekën” e opozitarizmit lart dhe e vesh Ramën me një imunitet të padeklaruar që ai të vazhdojë të bëjë atë që ka ndërmend ta bëjë.
Bashkitë e marra nga Rama nuk kthehen me Gandizëm.

Kartelet e drogës nuk luftohen me Gandizëm.

Blerja e votave nga parate e krimit dhe të hashashit nuk ndalohet me Gandizëm.

Ndarja e Kosovës nuk ndalohet me Gandizëm.

Reforma e drejtë në Drejtësi nuk mund të realizohet me Gandizëm.

Clirimi i Prokurorisë dhe i Gjykatës nga kthetrat e Ramës nuk mund të realizohet me Gandizëm.

Koncensionet, PPP-të dhe grykësia e oligarkëve pranë Ramës të cilët e kontrollojnë dhe e dirigjojnë lojën e tij, nuk luftohen me Gandizëm.

Boshatisja e Shqipërisë prej shqiptarëve nuk ndalohen me Gandizëm.

Vëmendja e ndërkombëtarëve ndaj ulërimavë të racës që po shuhet nuk realizohet me gandizëm.

Clirimi i Shqipërisë prej llozhave ndërkombëtare të krimit të organizuar nuk mund të realizohet me Gandizëm.

Ndarja e Kosovës nuk mund të ndalohet me Gandizëm.

Gazetari i rrezikshëm poliagjent i Prishtinës q e keshillon kryeministrin tim dhe tendin nuk ndalohet me Gandizëm.

Admirimi dhe mbështetja e ndërkombëtarëve nuk fitohet me Gandizëm.

Nuk mbrohen Kombet me teorinë “Kush te godet njërën faqe, drejtoi tjetrën” sepse ti nuk je Jezu Krishti dhe ai që ke përballë është më i rrezikshëm se Juda.

Nuk mbrohen popujt me Gandizëm z. Basha sepse as shqiptarët janë indianë e as armiqtë e tyre, nuk janë britanikë.

Mjerimi, uria dhe dhimbja, nuk luftohen me Gandizëm, as me fat, sepse mjerimi nuk ka fat, por ka vetëm zhele.

Kosova nuk u clirua me trendafila dhe Basha nuk është Rrugova, sepse Rrugova beri letërsi edhe politikë, ndërsa ty kur të është cënuar pushteti edhe e ke “shkrepu” ndonjëherë, kështu që Gandizmi nuk të shkon, por edhe po të shkoi nuk të zgjat por edhe po të zgjati nuk të ka hije!

Nuk ka asnjë precendent të vetëm në historinë e Shqipërisë që shqiptarët të kenë kthyer me paqë atë që e kanë humbur me luftë dhe Kosova u clirua me raketa aleatesh jo me letersine e Rrugoves, pa ia humbur kontributet e tjera ne aksionin pwr rezistence.

Dhe një gjë e fundit:

Shqipëria dhe Kosova janë shumë më të rëndësishme se pushteti yt dhe i disa langaraqëve sahanlëpirës rreth jush!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit