Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komisioneri i BE-së për migrimin sot në Tiranë

Prizren Post | 10:47 - 18.03.2016

Tiranë – Komisioneri i BE-së për Migrim, Dimitris Avramopoulos, do të qëndrojë sot në Tiranë në një vizitë një ditore, që pritet të fokusohet tek kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit.

Ai do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh, që nis me kryeministrin Edi Rama, vijon me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, më pas me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe mbyllet me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE konfirmoi se në qendër të diskutimeve do jetë çështja e krizës së refugjatëvedhe lufta ndaj terrorizmit.

“Diskutimet do të përqendrohen te tema e migracionit dhe sigurisë. Së bashku me FRONTEX, komisioneri është duke monitoruar fluksin e refugjatëve dhe të gjitha ndryshimet e mundshme në rrugën e refugjatëve. Komisioneri është në kontakt të rregullt me vendet fqinje dhe i gatshëm të ndihmojë vendet që mund të përballen me një barrë të papritur të krizës së refugjatëve, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Shqi përia është një partner kyç në luftën kundër terrorizmit dhe trafikun të paligjshëm të armëve. Këto janë çështjet që do të diskutohen gjatë vizitës së komisionerit në Shqipëri”, ka thënë ai.

Në qendër të takimeve, pritet të jetë pikërisht çështja e refugjatëve sirianë, në kushtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbyllur kufijtë, dhe kur Shqipëria është shprehur për një veprim të unifikuar të BE përballë krizës.

Takimet

Agjenda e takimeve të Komisionerit për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos, i cili vjen në Tiranë me ftesë të ministrit Tahiri – 18 mars 2016, e Premte

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Rama (Salla e Hartave, Kryeministri)

Ora 09:45 – Takim me Presidentin e Republikës B. Nishani (në Presidencë)

Ora 10:30 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme D. Bushati (në MPJ)

Ora 11:15 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme S. Tahiri (te Garda)

Ora 12:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp me ministrin Tahiri (te Garda)

Ora 13:00-14:00Takim me Ambasadoret e Vendeve te BE ( Delegacioni i BE)

Ora 14:00-15:30Dreke pritëse nga Kryetari i Kuvendit Meta (Padam)


Etiketa:
Arivisti Company