Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komuna do mbajë Dëgjim Publik për buxhetin e vitit 2020

Prizren Post | 13:43 - 05.08.2019

PRIZREN – Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022, organizon pesë (5) dëgjime publike me qytetarë, me qëllim që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe të përcaktohen prioritetet për hartimin e buxhetit.

Dëgjimet publike do të organizohen duke filluar nga data 19 gusht në katër fshatrat kryesore të rajoneve të ndryshme, si Gjonaj, Zhur, Reçanë dhe Korishë, ndërsa dëgjimi i fundit do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 23 gusht, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Në këto dëgjime publike janë të ftuar:
• Përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale
• Përfaqësuesit e OJQ-ve
• Përfaqësuesit e komuniteteve
• Komuniteti i biznesit
• Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme
• Përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike
• Kuvendarët dhe punonjësit e komunës
• Përfaqësuesit e mediave
• Dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit

Orari i dëgjimeve publike është si më poshtë:

1. DËGJIMI PUBLIK NË GJONAJ
me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit
Vendi: Shtëpia e Kulturës në Gjonaj
Data: 19 gusht 2019 (E hënë)
Ora: 19:00

2. DËGJIMI PUBLIK NË ZHUR
me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës
Vendi: Shkolla fillore në Zhur
Data: 20 gusht 2019 (E martë)
Ora: 19:00

3. DËGJIMI PUBLIK NË REÇANË
me banorët e rajonit të Zhupës dhe Podgorës
Vendi: Shtëpia e Kulturës në Reçanë
Data: 21 gusht 2019 (E mërkurë)
Ora: 19:00

4. DËGJIMI PUBLIK NË KORISHË
me banorët e rajonit të Kabashit, Korishës dhe Lubizhdës
Vendi: Shkolla fillore në Korishë
Data: 22 gusht 2019 (E enjte)
Ora: 19:00

5. DËGJIMI PUBLIK I PËRGJITHSHËM
Me gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal te Shtëpia e Bardhë
Data: 23 gusht 2019 (E premte)
Ora: 10:00


Etiketa:
Arivisti Company