E premte, 15 Maj 2015
Mitrovicë – Mbledhja e sotme e Kuvendit komunalë të Mitrovicës ka dalë me tri konkluzione rreth rivarrimit të eshtrave të heroit, Isa Boletini.
Asamblistët bashkë me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri, kërkojnë që të rishqyrtohet vendimi i Këshillit organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini.
Konkluzioni i dytë i cili doli sot nga Kuvendi komunal i Mitrovicës është edhe kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të tërhiqen nga propozimi i tyre që rivarrimi të bëhet në Vlorë.
Kuvendi komunal po ashtu i rekomandon Këshillit organizativ që të respektoj vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës të shprehur nëpërmjet këtij kuvendi, që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindjen e tij.
Etiketa: Isa Boletini, Mitrovicë