E mërkurë, 11 Shtator 2024
PRIZREN – Sot, kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit z. Shaqir Totaj, së bashku me Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e sigurisë publike dhe rendit në qytet.
Sipas këtij memorandumi, Komuna i bartë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren të drejtat e plota për monitorimin e sistemit të kamerave të sigurisë, të cilat do të instalohen në hapësirat publike të qytetit të Prizrenit.
Totaj së bashku me Drejtorin Rajonal të Policisë, z.Faton Alija, theksuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies në Prizren.
Etiketa: Kosovë, marreveshje, Policia e Kosovës, Prizren