Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Prizren Post | 16:41 - 21.06.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prizren – Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2019-2021, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Në këtë takim janë të ftuar përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës së Prizrenit,
qytetarët, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e OJQ-ve të Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve të Komunës së Prizrenit dhe mediat lokale.

Takimi do të mbahet të hënën më 25 qershor 2018, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë.


Etiketa:
Arivisti Company