Komuna filloi ndërtimin e shtëpisë për persona me aftësi të kufizuara mendore


E premte, 28 Dhjetor 2018

PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, kanë vënë gurthemelin e shtëpisë për personat me aftësi të kufizuara mendore.

Kjo shtëpi do të ofrojë shërbim për 24 orë ndaj këtyre personave, në veçanti për ata të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.

Realizimi i këtij projekti po mundësohet falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2019.

Etiketa: , , ,
Të fundit