Konfirmohet nga Baerbock, Kosova dhe Bosnja do t’ia heqin vizat njëra-tjetrës


E premte, 21 Tetor 2022

BERLIN – Ministrat e Ballkanit Perëndimor do të bien dakord të premten për udhëtimin pa letërnjoftime midis gjashtë vendeve dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në BE.

Kjo u konfirmua nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalana Baerbock, raporton Klankosova.tv.

Ajo tha se kjo nënkupton që Kosova dhe Bosnja do t’ia heqin vizat njëra-tjetrës.

“Me këto marrëveshje, popujt e vendeve të tyre do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë e shteteve të Ballkanit vetëm me letërnjoftime. Universitetet do t’i pranojnë diplomat e njëri-tjetrit. Kjo mund të duket si teknikalitet, por janë hapa historikë. Do të thotë se boshnjakët dhe kosovarët e rinj do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza”, u shpreh Baerbock në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin.

Ajo tha se këto tre marrëveshje hapin rrugën për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.

“Duke ngritur këtë treg, ju po bëni një hap të rëndësishëm përpara në procesin e pranimit në BE”, tha Baerbock përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Berlin.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply