E martë, 26 Qershor 2018
Prishtinë – Labinot Tahiri tashmë ka marrë vendim që të largohet nga partia e Behgjet Pacollit, AKR.
Ai ka konfirmuar tash për klankosova.tv, se ka vendosur që të dalë nga partia që i takon dhe se ka shumë gjasë që të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kam marrë vendim që të largohem nga AKR, pasi që unë nuk mund të flas vetëm kur kërkon partia, apo edhe vetëm kur vota ime i duhet partisë, apo edhe PAN-it”.
“Largimi im nga AKR do të ndodhë shumë shpejt dhe për këtë do të deklarohem në ditët në vijim”.
“Gjasat janë 100% që të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë shkurt Tahiri përmes telefonit, njofton Klan Kosova.
Etiketa: AKR, Aktuale, Labinot Tahiri, Vetëvendosje