Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Konflikti për tokën, i merr jetën kushëririt me sëpatë

Prizren Post | 10:44 - 28.03.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Zënka e radhës për një truall toke ka përfunduar me vrasjen e Shkëlqim Didas. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Luftinjë të Tepelenës, kur autori ka marrë sëpatën në dorë dhe ka goditur në pulpën e këmbës kushëririn. Sokol Dida po punonte arrën kur viktima i është afruar për të biseduar. Mes të dyve ka plasur sherri i përhershëm për pronësinë e një toke dhe këtë herë kushërinjtë janë konfrontuar fizikisht.

Viktima kishte në dore një sëpatë, të cilën ia ka marrë Sokol Dida dhe e ka qëlluar. Viktima është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar gjakderdhje nga pulpa. Menjëherë fqinjët kanë njoftuar policinë. Viktima është transportuar në urgjencë nga makina të rastit, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ndonëse ndihmës së dhënë nga mjekët gjakderdhja ka qenë e madhe duke i shkaktuar vdekjes Shkëlqim Didas.

Ndërkohë që pas krimit 40-vjeçari Sokol Dida ka tentuar që të fshihet për t’i shpëtuar policisë. Por vetëm brenda një harku shumë të shkurtër kohor uniformat blu kanë gjurmuar 40-vjeçarin, duke e prangosur me akuzën e vrasjes me dashje. Ndërsa familjarët janë shprehur se ishin në dijeni të konfliktit mes kushërinjve, por nuk e mendonin që situata do degradonte në vrasje. Vetë autori i krimit gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja pendese. Ai është shprehur para oficerëve të policisë gjyqësore se nuk donte të vriste kushëririn dhe ndjehet shumë keq për çka ka bërë. “Jam penduar për krimin e kryer, nuk doja ta vrisja. Isha shumë i nxehur dhe humba logjikën. Kërkoj falje dhe jam penduar”, – pjesë nga rrëfimi i Sokol Didas.

Ngjarja

Rreth orëve të mesditës një telefonatë ka mbërritur në rajonin e policisë, ku sinjalizohej një konflikt i dhunshëm në arrë mes dy personave. Menjëherë patrulla e policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka marrë njoftimi se dy kushërinjtë ishin konfliktuar dhe njëri prej tyre i plagosur është shoqëruar në spital. Disa punonjës policie janë paraqitur në Spitalin e Tepelenës, ku janë vënë në dijeni se Shkëlqim Dida kishte vdekur. Ai është paraqitur me një plagë të thellë në pulpë, çka i kishte shkaktuar gjakderdhje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur sëpata, në këtë rast arma e krimit, me të cilën autori ka qëlluar viktimën. Nga dëshmitarë dhe familjarë policia ka arritur të zbulojë konfliktin për pronën mes dy kushërinjve. Sipas bluve ka qenë viktima, i cili ka vajtur të takojë autorin që po punonte arrën. Sokoli dhe Shkëlqimi kanë nisur të debatojë me njëri-tjetrin, kur autori i ka marrë viktimës sëpatën që kishte në dorë dhe e ka qëlluar. Autori ka tentuar të arratiset duke e lënë viktimën të plagosur në rrugë. Kanë qenë makina të rastit që kanë ndihmuar viktimën, i cili nuk ka mundur dot të mbijetojë. Trupi i 42-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërsa autori pas dy ditësh do të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzën dhe masën e sigurisë./shekulli/


Etiketa:

Bëni një koment