Konjufca: Me Lëvizjen “Bashkohu”, dallime fundamentale


E martë, 30 Korrik 2013

Prishtinë, 30 korrik – Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje në Kuvend, Glauk Konjufca i ka quajtur të pabaza lidhjet që AAK-ja ia ka bërë partisë së tij, me atë të Fuad Ramiqit “Bashkohu”.

“Kemi dallime fundamentale me Lëvizjen “Bashkohu”. Ne protestojmë me flamurin kuq e zi, kurse ata protestojnë me flamurin e gjelbër”, ka thënë Konjufca në emisionin “Interaktiv”.

Ai pohoi se VV e sheh kombin si qëllim, kurse “Bashkohu” si mjet. Sipas tij, VV nuk ka asnjë bashkëpunim me “Bashkohun”. Ndërkohë, ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat që nga mosha 16 vjeçare ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Konjufca tha se AAK-ja ka nisur qëllimisht fushatë kundër “Vetëvendosjes”, pasi që kjo e quajti parti të haraçit.

Etiketa: , , ,