Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova e mbyll këtë vit me rritje ekonomike prej 3.5%

Prizren Post | 13:09 - 29.12.2015

Prishtinë – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, në konferencën e fundvitit ka thënë se viti 2015 përmbyllet me normën e rritjes prej 3.5 për qind.

Sipas Hamzës, remitencat, investimet e huaja dhe kreditimi ka ndikuar në këtë normë të rritjes ekonomike.

Hamza po ashtu tha se sipas të dhënave të BQK-së investimet e huaja direkte deri tani kanë arritur në afër 300 milionë euro.


Arivisti Company