Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova gati për udhëtim pa viza

Prizren Post | 16:24 - 15.09.2015

Prishtinë – Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti.

“Peticioni thërret të gjithë ata që kanë dorë në këtë punë të bëjnë më shumë për vendin. Kosova i ka plotësuar kushtet teknikisht për liberalizim të vizave” tha Çollaku, njofton Klan Kosova.

Ai u deklarua kështu derisa i’u dorëzua peticioni me mbi 50.000 nënshkrime që janë mbledhur për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.

Ministri Çollaku tha se në vitin 2016 pritet që të përfundojë liberalizimi i vizave.


Etiketa:
Arivisti Company