Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova ka nevojë për një President të ri

Prizren Post | 14:09 - 07.08.2018

Prishtinë – Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve’ të Presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Gjatë një konference për media, ajo tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja dhe një President të ri.

‘Ajo që po deklarohet nga Hashim Thaçi është e rrezikshme. Shprehja e korrigjimit të kufijve që po e përsërit vazhdimisht këto ditë me intensitet të shtuar vende-vende në Kosovë, duhet të trajtohet si tërësi dhe jo të ndara nga njëra tjetra. E dini se kur është puna te deklaratat ai është i pari që po nxitë shqiptarët që të veprojnë. Të mos veprojë me shqiptarët e Luginës, si në rastin që veprojë me ushtarët e UCPMB-së në Preshevë’.

‘Thaçi e ka treguar veten në raport me luginën me rastin e Lapidarit në Preshevë. Duhet të kemi kujdes që Thaçi të mos veprojë më ashtu siç veproi në Preshevë, njofton Klan Kosova.

‘Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. T’i hapim rrugë një qeverie të re që nuk e duron dhe toleron korrupsionin dhe krimin. Kosova ka nevojë më shumë se çdo herë për një president të ri që nuk e ka hallin e vet personal por të popullit’, tha ajo.


Etiketa:
Arivisti Company