Kosova, lider i rajonit në raport me BE-në


E martë, 10 Maj 2016

Shteti i Kosovës do jetë shumë aktiv në përmbushjen e kritereve që në një të ardhme të shpejtë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian (BE).

“Nëse e analizojmë këtë proces, përparësia e Kosovës është pasi Shqipëria dhe Maqedonia kanë ecur para dhe kjo do jetë një ndihmesë dhe lehtësim për institucionet e Kosovës. Them se Kosova do jetë befasi në procesin integrues për shkak se Shqipëria e ka kaluar këtë rrugë po ashtu edhe Maqedonia, ndërsa kjo do jetë një mbështetje logjistike e madhe për institucionet e Kosovës”, ka thënë profesori universitar Arsim Sinani, Sinani në tryezën shkencore me temën: “Kosova dhe Evropa Juglindore në dritën e integrimit evropian”.

Sinani, i cili e drejton Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, më tej ka shtuar se Kosova e ka edhe më lehtë këtë proces, për shkak se ajo që sot është ndërtuar është në bashkëpunim me perëndim dhe sipas tij, shumë më lehtë do të ketë në këtë proces.

Etiketa: ,