E martë, 11 Shtator 2018
Përfaqësuesja e Kosovës arriti një fitore të madhe, të parën në një garë zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fitorja e Kosovës me rezultat 2-0 përveç që ishte një debutim në stadiumin “Fadil Vokrri” me fitore, vlen shumë në garën e Ligës së Kombeve ku op merr pjesë Kosova.
Në Grupin 3 të Ligës D pas kësaj fitore Kosova ka katër pikë në vendin e parë.
Azerbajxhani barazoi me Maltën në udhëtim duke qenë kështu në vendin e tretë në grup me dy pikë, pasi Ishujt Faroe kanë tri pikë nga fitorja në ndeshjen e parë dhe gjenden në vendin e dytë.
Shqipëria ka vështirësuar punët në Grupin 1 të Ligës C.
Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria gjendet në vendin e dytë me tri pikë, pasi pësoi në Skoci.
Kështu, Shqipëria me dy ndeshje të zhvilluara renditet në vendin e dytë, kurse Skocia është lidere dhe Izraeli në vendin e fundit, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, përkatësisht do të përballen mes vete, e Shqipëria në xhiron e radhës pushon.
Ky pa dyshim se mund të thuhet se është start pozitiv në Ligën e Kombeve për përfaqësuesen dhe kombëtaren, e sidomos për Kosovën, që po tregon paraqitje mbresëlënëse.
Etiketa: Kombëtarja, Kosova, Liga e Kombeve, Përfaqësuesja, Shqipëria, UEFA Nations League