Kosova mbetet në garë për kreun e grupit


E hënë, 5 Tetor 2026
Kosova mbetet në garë për kreun e grupit

Kosova mbetet në garë për vendin e parë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Dardanët barazuan 1-1 me Austrinë në “Fadil Vokrri”, duke grumbulluar 5 pikë dhe duke u renditur në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Irlandën. Austria kryeson grupin me 8 pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me 2 pikë.

Kosova ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar: më 14 nëntor ndaj Izraelit në Prishtinë dhe tri ditë më vonë në Dublin kundër Irlandës.

Me vetëm tri pikë më pak se Austria, Dardanët vazhdojnë të kenë mundësi reale për ta mbyllur grupin në vendin e parë./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit