Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova merr kredi 39.9 milionë euro për hekurudhat

Prizren Post | 11:08 - 05.09.2015

Prishtinë – Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se ka nënshkruar një kredi me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerë prej 39.9 milionë euro.

Këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhave që lidhin Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë.
Sipas tij, kredia është marrë me kushte shumë të volitshme, duke treguar se norma e interesit do të jetë vetëm 1 për qind.

Lexojeni të plotë njoftimin

Kosova nenshkruan kredine me te madhe deri me tani me Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim. Kredia eshte ne vlere prej 39.9 milion euro per te financuar rehabilitimin e hekurudhes nga kufiri me Maqedonine ne Hanin e Elezit deri ne Leshak ne kufi me Serbine, ne gjatesi prej 148 km me kosto totale prej 195.5 milin euro. Projekti eshte ne tri faza.

Pas disa muajsh nenshkruhet edhe kredia tjeter me Banken Evropiane per Investime ne vlere prej 41.4 milion euro. Po ashtu, Komisioni Evropian do te mbeshtese kete projekt me 79.8 milion euro grant, si dhe grante prej 1.1 milion euro nga BERZH dhe 5.5 milion euro grant nga ËBIF. Pjesa tjeter eshte kontribut i Qeverise se Kosove.

Pergezoj ekipin, i udhehequr nga Ministria e Financave – divizioni per menaxhimin e borxheve, qe ka negociuar kete marreveshje me kushte shume te volitshme. Djem dhe vajza shume profesional ne Ministri kane arritur te sigurojne kushte te kredise prej 1% norme interesi plus mesatarja gjashte mujore e euriborit, me 4 vite grejs periudhe dhe 11 vite afat te kthimit te kredise. Kjo eshte lehtesishst e perballueshme per buxhetin e Kosoves.

Kjo kredi dhe te tjerat per projektet e ardhshme, do te hapin mundesi per nje zhvillim me te shpejte ekonomik te Kosoves, rritje te shpejte te punesimit dhe integrim ne tregje rajonale dhe evropiane. Kredia eshte bere e mundshme permes marreveshjes se re me FMN-ne permes rregulles se re fiskale qe mundeson hyrjen ne kredi perderisa nuk arrihet kufiri maksimal i borxhit publik dhe perderisa ne mund te sigurojme se mundesite per kthimin e kredise jane te perballueshme per buxhetin e vendit. Duke qene se ky projekt ka norme te larte te kthimit pasi i zvogelon shume kostot e transportit, kredia eshte lehtesisht e perballueshme.

Tani eshte e nevojshme ngritja e kapaciteteve menaxheriale dhe teknike te Kompanise Publike “Infrakos” per te implementuar me suskses projektin dhe per te kontribuar ne kthimin e kredise permes gjenerimit te te hyrave.

Ne Londer, pervec nenshkrimit te kredise, jemi takuar edhe me zyrtare ne Thesar e Mbreterise se Bashkuar, ku me shefin e Infrastruktures u dakorduam qe te vizitoje Prishtinen ekipi i tyre qe mbeshtet qeverite e ndryshme ne ngritjen e kapaciteteve per menaxhim te projekteve. Ambasadori jone ne Londer do te aranzhoje viziten bashke me stafin e Ministrise se Financave.


Etiketa:
Arivisti Company