Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova në prag të liberalizimit të vizave

Prizren Post | 10:10 - 28.04.2016

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar përkrahjen e KE-së për Kosovën.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili e shoqëronte kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel, ka thënë se fokusi i kësaj vizite ishte te përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, në këtë aspekt ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian, se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Në këtë kontekst, Collaku ka thënë se shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave.


Etiketa:
Arivisti Company