Kosova nënshkruan sot MSA-në


E martë, 27 Tetor 2015

Bruksel – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë sot në Strasburg ku do të bëjë nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian.

Ky lajmërim u dha përmes KosovaPress-it para disa dite, ku vet ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, pranoi se Kosova brenda pak ditësh do ta nënshkruaj këtë marrëveshje.

“Unë mund të them që nënshkrimi i MSA-së është pika kthyese në aspektin e Integrimeve Evropiane. Kjo do ta ndryshojë krejtësisht pasqyrën e Kosovës kundrejt Bashkimit Evropian. Kjo gjë do të ndodh brenda disa ditëve. Nuk është më çështje javësh apo muajsh, por ditësh. Kjo pikë e madhe kthese për Kosovën do të ndodh shumë shpejt dhe vetëm në atë moment ne mund të themi që e ardhmja evropiane e Kosovës është e garantuar dhe në rrugën e drejtë dhe të pa kthim. Dhe kjo do ta zhvendos debatin nga retorika në çështje krejtësisht praktike”, pati thënë Çollaku për KosovaPress.

Kjo marrëveshje po cilësohet e një rëndësie historike për integrimin, politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës ne Bashkimin Evropian.

Nënshkrimi i MSA-së, është edhe lajmi i dytë i mirë për Kosovën, pasi që para një jave në Francë u votua për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, anëtarësim i cili pritet të finalizohet më 9 nëntor.

Etiketa: , ,
Të fundit