Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova po e minon perspektivën europiane me hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem

Prizren Post | 19:52 - 01.02.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

BRUKSEL – Të hënën, Kosova dhe Izraeli arritën marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në një ceremoni virtuale, e cila përfshiu zbulimin e një pllake në vendin e ardhshëm të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi deklaroi se ai tashmë kishte aprovuar një kërkesë për të hapur ambasadën e Kosovës, ndërsa disa raporte sugjerojnë se mund të jetë operacionale që nga muaji mars.

Vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadën e saj në Jerusalem e ka kritikuar gjerësisht në atëkohë, përfshirë Turqinë, Lidhjen Arabe, edhe Bashkimi Evropian.

Peter Stano, zëdhënësi i BE për punët e jashtme, sërish kritikoi Prishtinën duke ia rikujtuar se të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jeruzalem është i qartë: Në përputhje me rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të KB për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe delegacionin e BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai, raporton Prishtina Insight.


Etiketa:

Bëni një koment