Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova s’ka arsye të mos e ketë liberalizimin e vizave

Prizren Post | 18:02 - 21.03.2015

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se nuk ka arsye që Kosova të mos jetë e zhvilluar dhe të mos i hiqet regjimi i vizave.

Gjatë fjalimit të tij në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Podujevë, Mustafa ka thënë se kjo parti ka marrë një përgjegjësi të madhe në qeverisjen e vendit, për të bërë ndryshime të mëdha dhe zhvillim ekonomikë.

“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos jetë e zhvilluar, të mos ketë liberalizim të vizave. Ne kemi marrë një përgjegjësi të madhe, kemi marrë qeverisjen e vendit. Kemi përgjegjësi të bëjmë ndryshime të mëdha, ta zhvillojmë ekonomin e këtij vendi, të krijojmë stabilitet, të krijojmë vende të reja pune, ta integrojmë Kosovën në BE”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se luftimi i korrupsionit duhet të bëhet nga të gjithë e jo vetëm nga institucionet.

Me rastin e këtij përvjetori, Mustafa ka thënë se LDK ka me çka të mburret dhe se është model për partitë tjera si i nderohet demokracia e brendshme. /Indeksonline/


Arivisti Company