Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova synon ta vazhdojë serinë e takimeve pa humbje

Prizren Post | 09:27 - 10.09.2019

Kosova do të ketë ballafaqimin më të vështirë të mundshëm në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të luajnë sonte kundër kombëtares së Anglisë në stadiumin e Southamptonit – St Mary’s, i cili ka kapacitet prej 32505 ulësesh.

Përfaqësuesja jonë në këtë takim vjen pas një serie prej 15 ndeshje pa humbje ndërsa Anglia nuk ka humbur në këtë fazë të garave që nga viti 2007.

Bernard Challenders po ballafaqohet me mungesa të shumta gjersa Gareth Southgate ka pothuajse ekipin e kompletuar për sfidën e sotme, e cila duhet të fillojë në ora 20:45.


Etiketa:
Arivisti Company