Kosova të nis zbatimin e Asociacionit, Serbia të pranojë njohjen de-facto


E hënë, 30 Tetor 2023

PRISHTINË – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ftojmë Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, Von der Leyen në një konferencë për media tha se pas Kosovës do të udhëtoj për në Mal të Zi dhe Serbi.

“Edhe në Serbi atje do ti diskutoj edhe hapat që duhet të ndërmerr Serbia për njohjen de-facto”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së ka ripërsëritur sërish që dënojnë ashpër sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, derisa shtoi se kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.

Etiketa: , , , ,
Të fundit