Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosovës i duhet një qeveri e re për ta hequr taksën

Prizren Post | 10:01 - 02.08.2019

WASHINGTON – Gjëja më e rëndësishme tani është që Kosova të ketë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që ajo qeveri të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të vazhduar dialogun me Beogradin, përfshirë heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer për “Zërin e Amerikës”, transmeton Klan Kosova.

“Shpresojmë që kjo të zgjidhet së shpejti”, tha Palmer.

Duke folur për vazhdimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë, ai tha se askush nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk duhet bëjë, por që SHBA-të do të dëshironin që bisedimet “të zhvillohen me mirëbesim dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje që çon në njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe hap rrugën për në Evropë “.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të diktojnë qëllimin e negociatave”, tha diplomati amerikan dhe shfaqi shpresën se”Beogradi dhe Prishtina do të jenë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre përsëri në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme që do të rezultojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

Sipas Palmer, marrëveshja që duhet të arrihet duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ajo duhet të ketë një komponent politik, sigurie, ekonomik, tregtar, kulturor.


Etiketa:
Arivisti Company