KQZ certifikon zgjedhjet, koalicioni NISMA-AKR-PD kalon pragun


E mërkurë, 27 Nëntor 2019

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka , në një konferencë për media ka thënë se janë regjistruar 1 milion e 961 e 213 votues të regjistruar, ndërsa kanë votuar mbi 826 mijë votues.

Sipas saj janë regjistruar 84,1275 fletëvotime të vlefshme, ndërsa 20.897 fletëvotime të pavlefshme.

“Lëvizja Vetëvendosje ka 26.270%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24.548%, Partia Demokratike e Kosovës 21.234%, koalicioni AAK-PSD ka 11.515%, Lista serbe 6.402%, koalicioni NISMA-AKR-PD 5.002%”, ka thënë Daka.

Daka ka treguar edhe ulëset në Kuvend që do t’iu përkasin partive politike.

“Në bazë të reuzultateve të subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje ka 29 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, Lista Serbe ka 10 ulëse, koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse”, ka thënë ajo, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit