E premte, 16 Maj 2014
Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, beri të ditur për Radion Evropa e Lirë, se deri më tash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim kanë aplikuar tetë subjekte politike.
“Për certifikim deri me tani janë paraqitur 8 parti politike, një koalicioni dhe një kandidat i pavarur. Në momentin qe i certifikon KQZ-ja subjektet, ne do të japim detaje për subjektet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Mavriqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar subjektet politike që të respektojnë afatin ligjor, duke thënë se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për listat e partive.
Në mesnatë skadon afati zyrtar që partitë politike që të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 8 qershorit. /rel/
Etiketa: Kosovë, KQZ