Krasniqi i thotë jo modelit turk për ezanin


E mërkurë, 30 Prill 2014

Kryetari i Komisionit për Mjedis në Kuvendin e Kosovës, që po e amendamenton projektligjin për zhurmat, Nait Hasani tregon se pse u mor si shembull Turqia, për rregullimin e zërit të ezanit. Por, modelin turk të ezanit e kundërshton Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

“Për shkak të besimit që është një shumicë absolute me besim mysliman e kemi zgjedh Turqinë si model të avancimit të kësaj çështje”, tha Hasani për Klan Kosova, transmeton express.

Ai tha se në xhamitë e Turqisë ezani këndohet me decibel natën dhe 60 ditën.

Ndërkohë, sipas tij në Kosovë gjatë gjithë kohës, këndimi i ezanit është 70 decibel.

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi e sheh të pamundur sinkronizimin e ezanit.

Ai tha se mes Kosovës dhe Turqisë ka dallim të madh.

“Nëse është qëllimi me këtë që të thirret në një xhami ezani dhe pastaj nëpërmjet radios të përhapet në xhamitë e tjera në Kosovë është shumë e vështirë”, tha ai.