Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kriptovalutat mund t’ia shpëtojnë BE-së deri në 76 miliardë euro

Prizren Post | 11:45 - 11.06.2018

Romë – Zëvendësguvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta gjatë një fjalimi mbi monedhat dixhitale të bankave qendrore (CBDC), tha se këto monedha janë si një mjet potencial për pagesë, duke e konsideruar si përparësi kur krahasohet me mekanizmat ekzistues të pagesave dixhitale të ofruara nga sektori privat.

Zvogëlimi i kostove në prodhim, transporti dhe reduktimi parave të gatshme, janë arsyetimet kyçe të Panettas për CBDC-në.

Ai përmendi vlerësime se këto kosto arrijnë në rreth gjysmën e përqindjes së Produktit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Evropian për çdo vit, apo rreth 76 miliardë euro, një shifër e barabartë me gati gjysmën e buxhetit vjetor të Bashkimit Evropian, shkruan Telegrafi.

Duke konsideruar përdorimin potencial të CBDC-ve si një dyqan me vlerë, Panetta theksoi se përveç kostove zero të depozitimit, një CBDC mund të funksionojë si një pasuri me “karakteristika unike”, pa kredi dhe rreziqe të likuiditetit. Si e tillë, kjo monedhë mund të përdoret si mjet i ruajtjes së pasurisë, duke përfshirë depozitat bankare.


Etiketa:
Arivisti Company