Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kriza e emigracionit, mbledh Merkelin me liderët Ballkanik

Astrit Shehu | 09:39 - 27.08.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e Ballkanit perëndimorë, do të takohen në Vienë, në përpjekje për të gjetur një qasje koherente për trajtimin e krizës së emigrimit që ka goditur Europën.

Takimi vjen një pasi Merkeli u zotua për zero tolerancë për dhunën kundër emigrantëve, si dhe pas kritikave që vazhdojnë të bëhen kundër Bashkimit Europian. Me gjithë situatën e tensionuar, ekipet e shpëtimit kanë gjetur 55 kufoma në detin Mesdhe, duke rritur kështu numrin e të vdekurve gjatë përpjekjes për të kaluar në vendet Europiane.

Situata mbetet e tensionuar edhe në kufirin e Hungarisë, kur policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë emigrantët. Ndërkaq, shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga Europa dhe nga vendet tjera që të tregojnë dhembshurinë e tyre dhe të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund krizës

Ndërkohë, Gjermania është duke u përgatitur për të pritur një numër rekord të azilkërkuesve, pasi tashmë ky shtet ka lehtësuar procedurat e azilit për sirianët. Një veprim i tillë është përshëndetur edhe nga Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, i cili përmes telefonit e ka përshëndetur pozicionimin e Merkelit kundër esktremistëve të djathtë që janë kundër refugjatëve.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company